Anëtari i PDK’së, Lirak Çelaj ka folur për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai ka pasur shumë kritika për menaxhimin e partisë ku është anëtar.
Ai ka thënë se PDK-ja ka një kryesi të emëruar dhe jo të zgjedhur, dhe se kjo kryesi që një vit e dy muaj nuk është konsultuar me këshillin drejtues të partisë për proceset e mëdha që kanë ndodhur në PDK dhe në vend.
Sipas tij, PDK-ja në vazhdimësi thirret se buron nga UÇK-ja, por se kjo frymë nuk gjendet më në këtë subjekt.
“Është humbur mungesa e vullnetit të anëtarësisë. Aty buron energjia e kërkimit të votës në elektorat. Nuk kanë vullnet njerëzit që të kërkojnë votën për diçka që dështon. Ne e kemi një kryesi të emëruar dhe jo të zgjedhur. Që 1 vit e dy muaj nuk është pyetur Këshilli Drejtues e nuk është konsultuar për të gjitha këto procese të mëdha që kanë ndodh edhe për PDK-në edhe në vend. Në vazhdimisht thirremi se burojmë nga UÇK-ja dhe e gjejmë atë energji atë frymë që është ngritur, sot nuk e gjejmë në PDK-në”, ka shtuar.