Fjalë Kyçe

Tentim grabitja, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë

Tentim grabitja, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë

Dy persona mbetën të plagosur në tentim grabitjen e armatosur, që u krye sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan.Cak i grabitjes ishte një furgon i kompanisë “Besa Security”, i cili po transportonte para.

Sipas kompanisë, grabitësit kanë përdorur armë të kalibrit të rëndë dhe Kallashnikovë.Nga përdorimi i këtyre armëve janë plagosur dy punonjës të kompanisë.

Ndihma e parë atyre u është ofruar nga disa pjesëtarë të FSK-së që kanë rastisur aty dhe më pas janë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.

Mjeku kujdestar, Naser Syla, ka thënë për KALLXO.com se gjendja e njërit prej të plagosurve është jostabile dhe është ende në sallën e operacionit.“Njëri është në sallë të operacionit, ende janë duke punuar ekipi kirurgjik, gjendje e rëndë është e këtij pacienti, jostabile. Sipas të gjitha gjasave mjekimi i mëtutjeshëm do të vazhdojë në Mjekimin Intensiv Qendror”, tha ai.

Syla tha tutje se gjendje e të plagosurit tjetër është më stabile.“Kurse rasti i dytë është jashtë rrezikut për jetë për momentin, është në gjendje stabile. Ky do të vendoset për tretman të mëtutjeshem në Klinikën e Kirurgjisë Torakale”, tha ai.