Fjalë Kyçe

Theret me thikë një person në afërsi të shkollës ‘Elena Gjika’ në Prishtinë

Theret me thikë një person në afërsi të shkollës ‘Elena Gjika’ në Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar pasi është therur nga një person tjetër në afërsi të shkollës “Elena Gjika”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Rastin për Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci. Sipas tij i dyshuari gjendet në arrati.

Në ndërkohë i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai për Express.