Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, Besnik Tahiri.
Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, ajo ka shprehur pakënaqësi për disa nga kolegët e partisë, duke thënë se ata e bëjnë AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar.