Fjalë Kyçe

Edhe Sheqa i “Stupcave” komenton dorëheqjen Haradinajt, thotë se do të kalojë në VV

Edhe Sheqa i “Stupcave” komenton dorëheqjen Haradinajt, thotë se do të kalojë në VV

Gjatë ditës së djeshme, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, pas skandalit lidhur me votat në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka shkruar se nuk ndjen përgjegjësi për akuzat për manipulim votash, por se e ka marrë këtë vendim për shkaqe morale.

Në postimin e saj, Haradinaj-Stublla ka thënë se kërkon që Prokuroria të ndriçojë sa më parë rastin, teksa e ka quajtur inskenim një video në të cilën pretendohej për mashtrime të kryera nga bashkëshorti i saj.

Aktori Mensur Safqiu i njohur si “Sheqa” nga seriali “Egjeli” ka komentuar duke thënë se kalon në Vetëvendosje.

“Kalon ne VV!”, ka komentuar Safqiu në një postim.