Një muaj paraburgim i është caktuar si masë të pandehurit Xh.Xh. nga Prizreni pasi dyshohet se e kishte sulmuar të bijën e tij, të mitur, me grushte e thupër duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore, rasti kishte ndodhur më 7 mars. I pandehuri dyshohet se ka probleme psikike.
Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit.
“Nga të gjitha të lartëcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret kjo masë është më e arsyeshme duke marrë parasysh të lartcekurat, e në veçanti, peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, raportet e acaruara në mes të palëve, sipas konstatimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.