Fjalë Kyçe

Besian Mustafa thotë se është shkolluar në Amerikë dhe kjo e bën kandidat kryesor për kryetar të LDK-së

Besian Mustafa thotë se është shkolluar në Amerikë dhe kjo e bën kandidat kryesor për kryetar të LDK-së

Kandidati për kryetar i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se është kandidati i duhur që të drejtojë këtë subjekt.

Ai thotë se vendimet në të kaluarën i kanë humbur shumë vlera LDK-së.

“LDK sot është në 12.6%. një parti që fitonte bindshëm. Si thoshte presidenti Rugova kishim fitore solide. Ka shkëputje me qytetarin. Kemi qenë partia e parë pluraliste. Ky ishte ai boshti, solidariteti me qytetarët që të punohej për Kosovën”, thotë ai.

Tutje ai tregon profilin e tij dhe pse vendosi të kandidojë. “Unë mendoj se ka të dy shtyllat e duhura për kandidim. E para se jam vazhdimësi e politikës së LDK’së. Kam bagazh në vazhdimësi në atë krah. E dyta është se jam njeri i shkolluar në Amerikë. Prej shkollës së mesme e deri në studimet e larta i kam përfunduar atje. Pra prej moshës 18 vjecare”, tha Mustafa.

Zgjedhjet e brendshme në LDK mbahen më 14 mars. Mandati do të jetë vazhdues i atij të Isa Mustafës dhe jo mandat i plotë.