Fjalë Kyçe

Termkolli përdor një fjalë të rëndë kundër Abdixhikut

Termkolli përdor një fjalë të rëndë kundër Abdixhikut

Melihate Tërmkolli ka folur për media pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së.

“Unë e kam veç një deklaratë: Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi ishin [Gjergj Fishta] e tha një fjalë të cilën e kanë keqpërdorë. Ai e tha kështu: tha le ta dijë bota mbarë, se prej sot s’jam shqiptar. E në fakt ishte shqiptari më i madh”, ka thënë ajo.

Tërmkolli kishte paralajmëruar kandidaturën e saj për kryetare të LDK-së, por në fund nuk i hyri garës, duke akuzuar ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, se po dëshiron ta zgjedh një kryetar të tij.