Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka përkrahur zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar të LDK’së, raporton Gazeta Express.
Në një shkrim në Twitter, Sejdiu ka thënë se ndryshimet në skenën politike po vazhdojnë.
Ai ka shkruar se kjo mund të sjellë edhe një risi e cilësi në ballafaqimin e pushtetit që vendoset s ii majtë nga një e djathtë më e mirë.
Shkrimi i tij i plotë:
Ndryshimet në skenën politike po vazhdojnë. LDK vendosi për një kryetar tjetër!
Kjo mund të sjellë edhe një risi e cilësi në ballafaqimin e pushtetit që vendoset si i majtë nga një e djathtë më e mirë!
Lumir Abdixhiku të priftë e mbara, e të uroj suksese!