Fjalë Kyçe

Ymeri thotë se LDK e nisi mbarë sot, ka fjalë të mira për Abdixhikun

Ymeri thotë se LDK e nisi mbarë sot, ka fjalë të mira për Abdixhikun

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-deputeti, Visar Ymeri ka përkrahur zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar të LDK-së.

Në një shkrim në Twitter, Ymeri ka thënë se Abdixhiku është zgjedhje e duhur për LDK-së.

Ai ka thënë se Abdixhiku nuk do ta ketë të lehtë pasi që LDK-ja është në gjendjen më të rëndë që nga themelimi, por ky subjekt e ka nisur mirë.

Shkrimi i plotë:

Lumiri është zgjedhja e duhur në LDK.

Është i qartë ideologjikisht, i qëndrueshëm politikisht, e i artikuluar mediatikisht.

Të lehtë nuk e ka. LDK është në gjendjen më të rëndë ç’prej themelimit.

LDK mirë e nisi sot. Pati pluralitet kandidatësh e pranim demokratik rezultati