Fjalë Kyçe

Abdixhiku nis detyrën me homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Abdixhiku nis detyrën me homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, punën në krye të partisë do ta nisë me homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas njoftimit, homazhe do të bëhen nga ora 11:00.

Abdixhiku sot ka marrë detyrën e të parit të LDK-së, duke lënë pas Lutfi Hazirin e Besian Mustafën.