Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, të premtën ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ALI (Mehmet) Morina, i cili kërkohej për veprat penale:
“Hyrje në sistemet kompjuterike”
“ Kanosje”
“Lendim i lehtë trupor”
Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 13.03.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë.
I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё
Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.
Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend të sigurt.