Fjalë Kyçe

Egjiptianët premtojnë votën për Kurtin kryeministër e Osmanin presidente

Egjiptianët premtojnë votën për Kurtin kryeministër e Osmanin presidente

Përfaqësuesi i komunitetit egjiptian ka premtuar mbështetjen e tyre për formimin e institucioneve të reja.

Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, ka thënë se do të votojë për krijimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.

“E takuam zonjën Osmani dhe Z. Kurti. Diskutuam për procedurat dhe hapat në vijim për krijimin e institucioneve. IRDK siç e dini është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet dhe vota jonë do të jetë për krijimin e Qeverisë Kurti dhe votë për presidenten Osmani”, ka thënë Krasniqi.

Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian gjatë legjislaturës së kaluar ishte pjesë e Grupit Parlamentar të LVV-së.