Nga 22 marsi i gjithë niveli arsimor pritet të jetë në pushim. Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, pas një takimi që ka mbajtur me përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe IKSHPK-së. Vendimi final pritet të merret nesër.
Në takim u diskutua që mësimi të kalojë online për dy javë.
Zemaj tha këto masa nuk vlejnë edhe për mësimin parafillor. I pyetur nëse ka dalë situata jashtë kontrollit, Zemaj tha se situata është e menaxhueshme.
“Situata është e menaxhueshme dhe po përballemi mirë me këtë situatë, kemi numër të madh të të testuarve dhe kemi një mesatare diku 15-16 vetëm deri diku ka qenë 22%, dhe janë normale”, tha Zemaj.
Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë se vendimin do ta marrë Komiteti anti-COVID.
Varësisht nga situata javën e ardhshme mund të shqyrtohet edhe mundësia për të vazhduar mësimin në formë online apo forma tjera.