Deputeti i zgjedhur nga partia IRDK, Elbert Krasniqi është takuar sot me të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente Vjosa Osmani.
Krasniqi thotë se u ri-konfirmua partneriteti parimor me qëllim të proceseve progresive dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Postimi i tij i plotë:
Sot, me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, ri-konfirmuam partneritetin parimor me qëllim të proceseve progresive të Republikës dhe përmasimin e jetesës së qytetarëve të Kosovës.