Fjalë Kyçe

Thaçi, Rama, Vuçiq me atlete të njëjta, fotoja që po bën xhironë nëpër internet

Thaçi, Rama, Vuçiq me atlete të njëjta, fotoja që po bën xhironë nëpër internet

Derisa Edi Rama shquhet për paraqitjet e tij me stil sportiv nëpër takime të nivelit të lartë, një trend i tillë është kopjuar edhe nga liderë të tjerë politikë në Ballkan si dhe personalitete të tjera publike.

Së fundmi është edhe Presidenti Hashim Thaçi i cili është parë duke imituar kryeministrin shtatgjatë. Ndërsa një foto që po bën xhironë në internet është ajo ku shihen dy liderët shqiptarë dhe ai serb ALeksandër Vuçiq me atlete të ngjashme.

Nuk di nëse fotografitë janë origjinale apo jo, por kjo fotografi është bërë virale. Fotografia fillimisht është postuar në Facebook nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali.