Fjalë Kyçe

Rrahje mes motrash në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rrahje mes motrash në Prishtinë, kjo është arsyeja

Një rrahje mes motrash është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë të martën.

Njëra nga to raportohet ta ketë rrahur motrën e saj për çka është arrestuar nga policia.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.