Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhuruar sot gjak në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Hoti ka kërkuar edhe nga qytetarët tjerë që të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë.
Hoti ka thënë se COVID’in e ka kaluar në gusht të vitit të kaluara dhe pasi ka pasur ende antitrupa, sot ka dhuruar gjak në mënyrë që të jep kontributin e tij në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve.
Më poshtë postimi i plotë i tij.