Afërsisht një javë pas rasti të rëndë të dhunës në familje në Schafisheim AG, viktima, gruaja 44-vjeçare nga Kosova ka vdekur në spital nga plagët që mori.
Burri i saj 46-vjeçar, po ashtu kosovar, me shtetësi zvicerane ndodhet në paraburgim, transmeton albinfo.ch
Është urdhëruar autopsia e saj, ka thënë kryeprokurori publik Daniel von Däniken të premten për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA.
Tani kemi të bëjmë me veprën penale të vrasjes, ka konfirmuar pryeprokurori publik një raport përkatës të publikuar nga 20min.ch.
I akuzuari për vrasje nuk kishte precedencë penale për dhunë në familje para kësaj. Historiku dhe rrjedha e krimit janë objekt i hetimit në vazhdim.
Në natën e të premtes së javës së kaluar, policia e kantonit të alarmuar kishte gjetur gruan pa shenja jete në shtëpinë e familjes në Schafisheim.
Mjekët ndihmës kishin arritur ta rianimonin kosovaren. Pastaj ajo ishte dërguar për kurim në spital në njësinë e kujdesit intensiv. I dyshuari ishte arrestuar pa rezistencë.