Fjalë Kyçe

Forcat serbe ia vranë dhe ia zhdukën dy djemtë dhe burrin – rrëfimi tragjik i Luljeta Sharanit

Forcat serbe ia vranë dhe ia zhdukën dy djemtë dhe burrin – rrëfimi tragjik i Luljeta Sharanit

Luljeta Sharani ka rrëfyer për ngjarjen tragjike që i kishte ndodhur familjes së saj gjatë luftës së fundit në Kosovë. Këtë të premte në “Dhoma e Rrëfimit” Sharani nga Shoqata “Thirrjet e Nënave” foli për ngjarjen e dhimbshme.

Mes dhimbjesh e lotëve ajo ka treguar se si forcat serbe ia vranë dy djemtë Valonin e Visarin dhe bashkëshortin Skyferin.

“Torturat ndaj familjes Sharani kanë filluar më 9 maj 1999 në orët e pasdites. Në ora 17:00 hynë ushtria serbe në oborrin e familjes Sharani, një grup shumë i madh. Ata së pari filluan të na kontrollojnë”, ka rrëfyer Sharani.

Tutje, ajo ka treguar në detaje se si policia serbe e ka larguar atë nga shtëpia bashkë me vajzat dhe gratë e familjes ndërsa djemtë dhe burrat i kanë detyruar të qëndrojnë.

Nga ajo ditë Luljeta nuk ishte më në dijeni për fatin e tyre.

Për më shumë shiko intervistën e plotë: