Fjalë Kyçe

Dy raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Prishtinë, arrestohet një person në rrugën “Azem Bejta”

Dy raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Prishtinë, arrestohet një person në rrugën “Azem Bejta”

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 2 raste të dhunës në familje në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, të premten një femër e mitur ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga njerku i saj. Asaj i është ofruar tretman mjekësor.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se një person është arrestuar dje në rrugën “Azem Bejta” në Prishtinë për dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Bëhet e ditur se i dyshuari ka ushtruar dhunë psiqike ndaj prindit të tij, teksa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.