Fjalë Kyçe

Vdes një 2-vjeçar në Pejë, pasi u rrëzua nga shkallët e shtëpisë

Vdes një 2-vjeçar në Pejë, pasi u rrëzua nga shkallët e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Pejës.

Në fshatin Bokshiq raportohet se një fëmijë rreth 2 vjeç ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga shkallëT.

Rastin e ka raportua në polici babai i tij.

Prokurori ka vendosur që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh,Bokshiq,P ejë 19.03.2021-21:15. Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë, ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë rreth 2 vjeçar). Sipas prindit të viktimës fëmija ishte rrezuar në shkallet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetët i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”, thotë raporti i policisë.