Fjalë Kyçe

Eri e akuzoi se kishte lidhje jashtë “Për’puthen”, Ana i përgjigjet publikisht

Eri e akuzoi se kishte lidhje jashtë “Për’puthen”, Ana i përgjigjet publikisht

Eri Aga ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Express Rozë”, në të cilin tregoi shumë detaje nga prapaskenat e “Për’puthen”. Ish-konkurrenti tha se përjashtimi i tij ishte i planifikuar, sepse kishte pasur shpesh përplasje me autoren e programit, Olsa Muhametin

“Kjo skena e fundit është organizuar posaçërisht për të më hequr mua. Kam marr vesh nga burime të sigurta që kanë thënë gjej një mënyrë për të hequr Erin nga Top Channel, sepse unë jam zënë shumë herë aty brenda, sepse kuptoja filmat e Olsës që ju thërriste gocave dhe çunave që i zgjidhte për takim”, deklaroi Eri.

“Ajo ka disa që i sjell rrotull dhe ju thotë ‘A do të bëhesh personazh? Atëherë do më bindesh mua’. Ajo mua nuk më ka ndihmuar kurrë, siç ndihmonte të tjerët. Kur fliste ndonjë vajzë për mua i thoshte mos fol për këtë, po do flasësh për këtë, që të bëhej personazh ai tjetri, jo Eri”, tha ish-konkurrenti.

Ndër të tjera ai tha se të gjitha vajzat, duke përjashtuar Sarën, kanë lidhje jashtë emisionit. Eri u shpreh me bindje se Ledjana ka një të dashur jashtë shtetit, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar. Gjithashtu ai tregoi se edhe Ana Kauri është e lidhur me një djalë prej 3 vitesh dhe madje e konsideroi atë si vajzën më fallco.