Fjalë Kyçe

Hoti zotohet se Qeveria do të trajtojë barabartë fëmijët me Sindrom Down

Hoti zotohet se Qeveria do të trajtojë barabartë fëmijët me Sindrom Down

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në Ditën Botërore të Sindromës Down, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës edhe një herë zotohet se do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë dhe për krijimin e kushteve të nevojshme për shkollimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gjithnjë gatishmëri dhe vullnet për të vënë në dispozicion gjithë mekanizmat e nevojshëm për t’ua mundësuar të prekurve me Sindromën Down, që t’i gëzojnë të gjitha të drejtat, duke filluar nga shkollimi deri tek krijimi i kushteve për jetë të pavarur, përmes mbështetjes së aftësive dhe talenteve të tyre të jashtëzakonshme”, ka shkruar Hoti në Facebook.