Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanin, kanë vizituar shoqatën Down Syndrome Kosova.
Në ditën botërore e Sindromit Down, Kurti e Osmani u njoftuan me punën e kësaj shoqate.
Sot në një njoftim Zyra e BE-së në Prishtinë ka theksuar se personat me sindromën Down në Kosovë kanë mungesë të kujdesit institucional.