Arben Gashi nga LDK ka thënë se nuk do ta votojnë Qeverinë Kurti.
Ai ka thënë se ka dyshime të shumta për mbajtjen e kësaj seance dhe kandidatin i cili do të propozohet për kryeministër.
“Kemi një person që është dekretuar për kryeministër ndaj të cilit ka dënim në tri vitet e fundit. Është raportuar në media që LDK-ja ka votuar një serb për nënkryetar të Kuvendit dhe kjo nuk është e vërtetë. LDK-ja nuk e ka përkrahur. Nuk do ta votojmë Qeverinë Kurti”, ka thënë ai.