Fjalë Kyçe

Në aksidentin në Prishtinë u lënduan katër persona

Në aksidentin në Prishtinë u lënduan katër persona

Në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë në mbrëmjen e sotme janë lënduar katër persona. Në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmirët e Kombit” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për KOHËN.