Fjalë Kyçe

Ambasadori gjerman dhe Gërvalla bisedojnë për dialogun dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

Ambasadori gjerman dhe Gërvalla bisedojnë për dialogun dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ka pasë një takim të mrekullueshëm me Donika Gërvallën, ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.

“Takim i mrekullueshëm me ministren e Jashtme, Donika Gërvallën, sot. Diskutuam planet për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit kosovaro-gjerman, dialogun për normalizim dhe Procesin e Berlinit, mes tjerash”, ka shkruar Rohde në rrjetin social Twitter.