Fjalë Kyçe

Qeveria miraton rregulloren që përcakton përgjegjësitë e Zyrës së Kryeministrit dhe ministrave

Qeveria miraton rregulloren që përcakton përgjegjësitë e Zyrës së Kryeministrit dhe ministrave

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj ku me ç’rast ka miratuar projekt rregulloren për fushat e përgjegjësisë së Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar nga ministrat që sa më shpejt ti sjellin të gjitha vendimet e propozuara në tavolinën e tij.

Kurti ka thënë se kjo rregullore e re i hap rrugë sistemimit të përgjegjësive të kryeministrit dhe ministrive.

“E di që ka vendime të shumta që janë duke u përgatitur nga të gjitha ministritë dhe që janë urgjente, por sot është një vendim me urgjent që është rregullorja e re e cila i hap rrugë sistemimit të përgjegjësive që kemi në kryeministri dhe ministri të ndryshme”, tha Kurti.