Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar se shkuarja në zgjedhje të reja do e fuste vendin në krizë politike, shkruan Gazeta Metro.
Krasniqi ka shkruar në Facebook, se në rast se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të provokonte zgjedhje të reja, partitë opozitare do ta bojkotonin këtë të fundit në Kuvendin e Kosovës.
“Nëse Kurti provokon zgjedhje të reja, do të hynte në krizë, nga e cila më kurrë nuk do të mund të dilte”, thuhet në postimin e profesorit universitar.
Ai ka thënë se, kësisoj, Kurti do të shndërrohej në kryeministër jo-legjitim.
Postimi i plotë:
Nëse Kurti provokon zgjedhje të reja, do të hynte në krizë, nga e cila më kurrë nuk do të mund të dilte. Bojkoti i partive opozitare do të ishte i pashmangshëm.
Në atë mënyrë ai do të merrte një “fitore të Pirros” dhe do shndërrohej në kryeministër pa legjitimitet demokratik.