Kosova e nis sonte fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës në historinë e vet. Kosova dhe Suedia bëjnë pjesë në Grupin B kualifikues për Botërorin 2022. Ky është takimi i parë i Kosovës me Suedinë
Suedia i ka humbur 4 ndeshjet e fundit në udhëtim. Suedia shihet si favorite në këtë takim edhe nga kompanitë botërore të basteve. Ato i kanë vënë kuotën 1.70 fitores së mundshme të suedezëve, ndërsa barazimi ka kuotën 3.60. Fitorja e mundshme e Kosovës e ka kuotën shumë të lartë 5.00
Kështu duket grupi B, pas fitores së Spanjës. Kosova e zhvillon sonte ndeshjen e parë. Gjeorgjia i ka humbur të dy ndeshjet e para. Spanja e shënoi fitoren e parë në grupin B, aty ku është edhe Kosova. Dani Olmo ia siguroi fitoren e madhe spanjollëve kundër Gjeorgjisë
Në mungesë të kapitenit Amir Rrahmani, i lënduar dhe Ibrahim Dresevic, i pezulluar, Florent Hadergjonaj staron në krah të djathtë, Mërgim Vojvoda në qendër bashkë me Fidan Alitin dhe Benjamin Kolollin në të majtë. Besar Halimi dhe Hekuran Kryeziu luajnë para mbrojtjes, në mungesë të Herolind Shalës dhe Valon Berishës. Arbër Zeneli, Bersant Celina dhe Milot Rashica luajnë prapa sulmuesit të vetëm, Vedat Muriqi.
Zlatan Ibrahimovic do të luajë titullar dhe do të ndihmohet nga ylli i Real Socidedad, Isak. Kosova e nis sonte në orën 20:45 fushatën e dytë kualifikuese në historinë e kombëtares për Kupën e Botës, si nikoqire e Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajneri i verdhekaltërve Bernard Challandes përballet me disa mungesa, veçanërisht në mbrojtje. Kapiteni Amir Rrahmani mungon shkaku i lëndimit, Ibrahim Dresevic është i pezulluar. Në mesfushë mungojnë Valon Berisha i lënduar dhe Herolind Shala i prekur nga virusi COVID-19.
Kosova vjen nga një fitore e thellë 4:0 ndaj Lituanisë në një ndeshje miqësore në mesjavë dhe do të kërkojë ta shfrytëzojë atë për ngritje morali për takimin e sotëm, megjithëse ndeshja me Suedinë është e një niveli tjetër.
Derisa verdhekaltrit e nisin fushatën kualifikuese për Katari 2022, Suedia e bëri në mesjavë duke e mundur Gjeorgjinë 1:0.