Fjalë Kyçe

Ambasadori amerikan reagon pasi Kosova u furnizua me vaksina

Ambasadori amerikan reagon pasi Kosova u furnizua me vaksina

Kosova sot ka pranuar kontingjentin e parë të vaksinave “AstraZeneca” nga koalicioni botëror COVAX.

Në ceremoninë e pranimit të vaksinave ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili është shprehur i kënaqur me ardhjen e vaksinave në vendin tonë, ndërsa ka thënë se SHBA-ja është kontribuuese në iniciativën shumëkombëshe COVAX.

“I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para arriten në Kosovë. SHBA është një kontribuuese krenare për iniciativën shumëkombëshe COVAX”, ka shkruar Kosnett në Twitter.