Fjalë Kyçe

Ambasadori spanjoll në Beograd: Nuk e njohim Kosovën

Ambasadori spanjoll në Beograd: Nuk e njohim Kosovën

Qëndrimi i Spanjës ndaj territorit të Kosovës është ende i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar – Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kjo është politikë shtetërore.

Kështu tha ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolome.

“Spanja nuk do të ndryshojë pozicionin e saj për çështjen e Kosovës, vetëm sepse një vend na kërkon ne”, tha diplomati spanjoll pas thirrjeve nga politikanët në Prishtinë si dhe nga vendet e BE –së ndaj pesëshes mosnjohëse evropiane që ta ndërmarrin një akt të tillë, transmeton Klan Kosova.

Ai përsëriti për Novosti qëndrimin e vendit të tij se do të pranojë vetëm atë që pranon edhe Serbia, transmeton Klan Kosova.