Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar ankesën e Listës Serbe ndaj Qeverisë Kurti në Gjykatën Kushtetuese.
Ai në Facebook shkruan se kërkesa e Listë Serbe nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë as në dokumentin e Ahtisarit.
“Privilegjet e ofruara nga qeveritë e kaluara jo domosdoshmërisht kanë qene praktika të mira dhe të mbeshtetura në Kushtetutë”.
“E drejta e garantuar me Kushtetutë dhe privilegjet e fituara në marrëveshje politike dallojnë. Në rastin konkret kemi te bejme me privilegje dhe jo te drejte te garantuar me Kushtetutë”, shkruan ai