Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve se kryeministri Kurti ka ndërruar vendbanim, duke u vendosur kështu në një shtëpi në lagjen “Taslixhe” në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se para pak ditësh, mund t’i dukej e pabesueshme dikujt që Kurti të zhvendosej në një shtëpi që ai thotë se është 500 metra katror në Taslixhe, shkruan lajmi.net.“Mbase militantët e VV-së tash mund të argumentojnë se Kurti nuk e ka blerë këtë shtëpi por jeton aty me qera. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por megjithatë ndërrimi i vendbanimit nga 60m² në rreth 500m² në një nga lagjet më shtrenjta të Prishtinës, ngritë disa pyetje”, thuhet në postimin e Molliqajt.Ai ka thënë se Kurti duhet ta publikojë kontratën, pasi që siç thotë ai, qeraja mujore aty mund të kushtojë sa krejt rroga e kryeministrit.
Postimi i plotë:
”NË POLITIKË DUHET TË VARFËROHEMI, E JO TË PASUROHEMI” – KurtiPak vite më vonë, Kurti posedon banesë në vlerë 400,000€ në Norvegji, ndërsa zhvendoset në shtëpi 500m² në Tasligje.Në shtëpinë që shihni në foto banon Albin Kurti. Për dikë kjo mund të dukej e pabesueshme para pak ditësh, por mendësia e tij çon pashmangshëm këtu.Mbase militantët e VV-së tash mund të argumentojnë se Kurti nuk e ka blerë këtë shtëpi por jeton aty me qera. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por megjithatë ndërrimi i vendbanimit nga 60m² në rreth 500m² në një nga lagjet më shtrenjta të Prishtinës, ngritë disa pyetje.Nëse paguan qera, si mbulohen shpenzimet? Qeraja mujore për një shtëpi të tillë kushton sa paga mujore e kryeministrit. Pse nuk po publikohet kontrata?Kurti thoshte se në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi. Çka po ndodh tash? Pse pas 1 jave në qeveri, Kurti ka nevojë të jetojë në shtëpi 500m², kur dihet që ai jeton krejtësisht i vetëm pasi që familja i jeton në Norvegji?. /