Ish-ministri Armend Zemaj ka pranuar sot një mesazh që e siguron atë për mbërritjen edhe të sasisë tjetër të dozave të vaksinave për qytetarët e Kosovës.
Postimi i Zemajt:
Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave.
Ju faleminderit të gjithëve.