Pllaka e vendosur në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
“Çështja e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem është punë e kryer”. Kështu ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në emisionin “Kallxo Pernime”.“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla.
Ditë më parë presidenti i Turqisë, RecepTayyip Erdogan, në një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar që të shqyrtohet hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.