Fjalë Kyçe

Të shtëna armësh në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna armësh në Prishtinë, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Viktima e gjinisë mashkullore pas mosmarrëveshjës është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të pistoletës.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK . I dyshuari është në kërkim nga Policia.Rasti ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri”. /Lajmi.net/