Për një biletë aeroplani, për ndonjë destinacion drejt Evropës e më larg, qytetarët e Kosovës paguajnë shumë më shtrenjtë krahasuar me vendet fqinje.
Çmimet e biletave janë të larta si shkak i tarifës së Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), dhe gjithashtu i çmimit të përfolur 0.12 euro për njësi për kerozine nga Limak dhe Exfis, kështu pretendon drejtori general i AAC.
Në anën tjetër, Autoritet i Aviacionit Civil pa ofruar asnjë shërbim konsultimi në industrinë e aviacionit në vend ngarkon shërbim konsultimi në industrinë e aviacionit në vend ngarkon tarifën 2 euro secilin udhëtar në shkuarje i cili udhëton nga Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Vlen të përmendim faktin se duke u bazuar në tarifën e rregulluar nga AAC çdo kompani ajrore duhet t’a ngrisë për 2 euro çdo çmim të viletës si “Pagesë për Sigurinë” gjë që e rritë drejtëpërdrejtë çmimin e secilës biletë direkt nga ky autoritet. Ndryshe, tarifa në fjalë aplikohet nga secila kompani ajrore dhe bazuar në kontratën e Partneritetit Publiko Privat grumbullimi i së njejtës realizohet nga Limak pa ndonje përfitim shtesë dhe transferohet direkt tek AAC .
Nga viti 2011 deri në vitin 2020 AAC-së ju kanë transferuar gjithsej 17 milion Euro . Nuk ekziston asnjë informate se si janë shpenzuar kjo shumë parash nga AAC përvec shpezimeve të udhëtimeve ndërkombetare dhe trajnimive të stafit . Në Europe nuk ka asnjë shembull tjetër ku një AAC aplikon tarifë shtesë për vetën e saj.
AAC – të janë zakonisht agjenci të shërbimeve publike dhe si të tilla duhet të jenë organizata jo fitimprurese . Gjithashtu Drejtori Gjeneral i AAC Bujar Ejupit i’u ishte shkëputur kontrata e punes për arsye të mos prezencës në punë për gati 6 muaj me rradhë dhe të njejtit i’u ishte shkëputur marrëdhenia e punës edhe nga ASHNA.
Njëherit edhe caktimi i tij Drejtor Gjeneral ne AAC nuk ishte në përputhje me Ligjin e Aviacionit Cilit të Kosovës .
Viti- Të ardhurat
2011 € 1,422,302.00
2012 € 1,527,134.00
2013 € 1,628,678.00
2014 € 1,406,204.00
2015 € 1,549,330.00
2016 € 1,744,202.00
2017 € 1,885,136.00
2018 € 2,161,874.00
2019 € 2,369,766.00
2020 € 1,116,632.00
Totali € 16,811,258.00 Tarifa e AAC për Sigurinë Përjashtimet : foshnjet , ekipi i fluturimit , udhëtaret me destinacion të ndryshuar jashtë vullnetit të tyre 2 EURO për pasagjer në shkuarja “