Fjalë Kyçe

Dogana konfiskon mish peshku të kontrabanduar në vlerë mbi 12 mijë euro në rajonin e Vitisë

Dogana konfiskon mish peshku të kontrabanduar në vlerë mbi 12 mijë euro në rajonin e Vitisë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Vitisë ka parandaluar një automjet transportues me mallra të kontrabanduara, që sipas njoftimit, pjesa përbërëse e saj ka qenë mish peshku, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona të cilët kanë qenë të involvuar në këtë rast.

Tutje, sipas njoftimit, është bërë e ditur se sasia totale e mallrave kalon vlerën mbi 12 mijë eurove.

“Njësite kanë identifikuar një automjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbërt të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë. Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12000 mijë eurove, pjesa përbërëse e saj është mish peshku. Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe nen udhëheqjen e Prokurorit Kujdestar pas Intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar ne mbajtje. Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione te tjera”, thuhet në njoftimin e doganës.