Fjalë Kyçe

Hoxha: Skandaloze se si keqpërdoren kontratat mbi vepër në RTK

Hoxha: Skandaloze se si keqpërdoren kontratat mbi vepër në RTK

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha, ka thënë në Interaktiv të RTK-së në këtë medium keqpërdorën me të madhe kontratat mbi vepër.

Hoxha ka thënë se Kryetari i Bordit të RTK-së, Sali Bashota kishte punësuar burrin e vajzës së tij në Radio Kosovë, për periudhë shtatë mujore, me kontratë mbi vepër.

“Këta vazhdojnë me punësime që janë klientelë, familjarë, njerëz të partive politike. Kryetari i Bordit, Salih Bashota e kishte punësuar burrin e vajzës në Radio Kosovë për periudhë shtatë mujore me kontratë mbi vepër. Kontrata mbi vepër dihet çka është, merret dikush me një detyrë shumë specifike që nuk mundet dikush ta realizojë brenda institucionit, tash Prokuroria duhet ta hetojë ai person a ka ardhur në punë pasi që shumë kolegë në radio as nuk po e njohin”, ka thënë Hoxha.