Fjalë Kyçe

Tentoi t’i korruptojë me 20 euro policët në pikën kufitare në Han të Elezit, arrestohet shtetasi bullgar

Tentoi t’i korruptojë me 20 euro policët në pikën kufitare në Han të Elezit, arrestohet shtetasi bullgar

Sot rreth orës 01:00, në terminalin e pikës kufitare Hani i Elezit, është arrestuar një shtetas bullgar i lindur në vitin 1974 në Pazardzhik, mbi dyshimin e bazuar se i njëjti i ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë në shumën prej (20) njëzet euro.

Personi i dyshuar nuk kishte sigurim kufitar të Republikës së Kosovës dhe gjatë ofrimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit, i ka vendosur paratë në dokumente në formë ryshfeti me qëllim të kalimit kufitar.

“Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ndaj personit të dyshuar sipas dispozitave ligjore kanë iniciuar rastin “Dhënie e Ryshfetit (mitos)” dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, shtetasi bullgar është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.