Edhe personeli shëndetësorë publik i Komunës së Pejës nga mëngjesi i sotëm kanë nisur vaksinimin kundër Covid-19. Një mijë dozat janë dedikuar për mjekët e kësaj komune po konsiderohen të mjaftueshme. Shpërndarja e vaksinës është paraparë fillimisht të bëhet në Qendrën Kryesore të Vaksinimit në Pejë.
I pari që e mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca ishte drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Skender Dreshaj i cili tha se vaksinimi është mënyra me efikase në luftimin e pandemisë, raporton KP.