Fjalë Kyçe

Abdixhiku Kurtit: Mos bëj shantazh – mos na dërgo në zgjedhje

Abdixhiku Kurtit: Mos bëj shantazh – mos na dërgo në zgjedhje

“Duhet të punojmë bashkërisht për këtë ligj, dhe jo vetëm aq. Për të gjithë reformën. Jemi në një vijë e në një drejtim me këtë. Mos e përdor si shantazh. Do t’i bëjmë të gjitha. T’i formojmë fillimisht institucionet e t’i japim vendit stabilitet. Të merremi me pandemi e vaksinim të qytetarëve e rimëkëmbje ekonomike.

Të krijojmë qetësi për njerëzit tanë. Opozita nuk nënshtrohet Albin. Gabohesh nëse konstruktivitetin tim e të LDK-së e ke keqkuptuar”, ka deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku drejtuar kryeministrit Albin Kurti në Kuvend.