Fjalë Kyçe

Bashkëshorti me një urim të veçantë për Vjosa Osmanin presidente

Bashkëshorti me një urim të veçantë për Vjosa Osmanin presidente

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së sapozgjedhur në Kuvend, Vjosa Osmanit, ka ardhur me një reagim pasi bashkëshortja e tij siguroi postin e të pares së vendit me 71 vota pro.

“Republika u ringjall! Na priftë e mbara”, thuhet në postimin e tij në ‘Twitter’, shkruan Gazeta Express.

Zgjedhja e Osmanit si presidente erdhi pas shkuarjes në të tre raunde procedurale në Kuvendin e Kosovës.

Osmani është bërë presidentja e gjashtë e shtetit të Kosovës.