Fjalë Kyçe

Ky është urimi i Edi Ramës për presidenten Osmanin

Ky është urimi i Edi Ramës për presidenten Osmanin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në pozitën e presidentes së Kosovës. Ai ka shkruar se zgjedhja e saj ka përmbyllur kuadrin institucional dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar në realizimin e programit qeverisës.

“Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin”, ka shkruar Rama në Twitter.

Me 71 vota, Vjosa Osmani të dielën është zgjedhur presidente e vendit.