Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, të cilat trajtojnë pacientë me COVID, sipas raportit të punës për datën 3 prill 2021, janë të hospitalizuar 912 persona.
Sipas njoftimit 747 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 78 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 34 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësor dhe 736 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Ndërkaq në QKUK janë të shtrirë 366 pacientë: 15 në gjendje të rënduar, 310 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 21 me oksigjeno-terapi.
“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 115 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 54 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 6 paciente, Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 546 pacientë prej të cilëve 19 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 437 të konfirmuar pozitivë me koronavirus dhe 415 me oksigjeno-terapi.
“Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 118 pacientë, Spitali i Gjakovës, 93 pacientë, Spitali i Pejës, 88 pacientë, Spitali i Gjilanit, 115 pacientë, Spitali i Ferizajt, 63 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 25 pacientë”, thuhet në njoftim.