Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane, Mariah Carey, është vaksinuar kundër COVID-19.
Ylli filmoi veten duke marrë dozën e saj të parë të vaksinës, gjersa u shfaq në një humor të mirë.
“Efekti anësor i vaksinës: G6”, ka shkruar ajo krahas videos – në të cilën tregon atë duke folur para kamerës.
“Këtu jemi, që nga fillimi duke larë duart me Roc dhe Roe në Neë York duke u përpjekur të inkurajojmë njerëzit të jenë me të vërtetë të sigurt”, vuri në dukje Mariah. “E dini, ne jemi akoma në këtë betejë së bashku”, shtoi ajo.