Këngëtarja shqiptare ka uruar Presidenten e re të Kosovës.
Dua Lipa është njëra ndër femrat shqiptare më të suksesshme të momentit si në botën e muzikës po ashtu edhe në atë të biznesit.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale duke publikuar imazhe apo video të ndryshme nga karriera dhe jeta e përditshme.
Së fundmi Dua ka publikuar një urim për Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin, teksa tha edhe disa fjalë për të.
“Urime zonja presidente Vjosa Osmani”, tha ajo.
“Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje”, u shpreh Dua.