Ka filluar ceremonia e inaugurimit të Vjosa Osmanit si Presidente e Republikës së Kosovës, raporton Express.
Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Vëmendje në këtë ceremoni ka marrë edhe vendosja e flamurit Dardan afër flamurit të Kosovës.
Gjatë ditës janë paraparë janë paralajmëruar disa aktivitete të Osmanit, përfshirë këtu edhe homazhe.